LAJMI I FUNDIT:

50 Cent më nuk do ta menaxhojë llogarinë e Instagramit

50 Cent më nuk do ta menaxhojë llogarinë e Instagramit

Reperi amerikan 50 Cent ka hequr dorë nga kontrollimi i llogarisë së tij personale në rrjetin social Instagram.

Ai i ka dhënë kontrollin mbi llogarinë e tij, që ka afër 9.5 milionë ndjekës, ekipit të tij, pas pyetjeve që ishin ngritur me rastin e postimit fotove me shumë para, raporton NME.

Ai rregullisht poston imazhet me shuma të mëdha parash, pavarësisht se ishte shpallur i falimentuar, transmeton Koha.net. 50 Cent ka thënë se është pyetur nga gjykata për ato para.


Së fundmi ai kishte postuar edhe një foto me shumë para, që raportohet se ishin të falsifikuara.