Kanceri është i zgjuar, por sistemi juaj imunitar është më i zgjuar!
Në Departamentin e Onkologjisë pranë Acıbadem, Turqi, pacientët kanë qasje në gamën e plotë të opsioneve të avancuara të trajtimit. Kirurgjia, kimioterapia sistematike dhe radioterapia, të gjitha këto modalitete përdoren në trajtimin e kancerit, si në fazat e hershme ashtu edhe në fazat e mëvonshme të sëmundjes.
A është imunoterapia trajtimi i ri mrekullibërës kundër kancerit? Po, mund të jetë.
Gjatë dekadës së fundit, imunoterapia ka transformuar jetën e shumë njerëzve me kancer. Imunoterapia u zhvillua për të trajtuar kancerin duke përdorur sistemin imunitar. Tani, ajo konsiderohet si një nga metodat kryesore në trajtimin e kancerit bashkë me kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë. Në vend që të synojë vetë kancerin drejtpërdrejt si radioterapia dhe kimioterapia, imunoterapia i mundëson sistemit imunitar të pacientit të luftojë kancerin.
Në Acıbadem, prej më shumë se 10 vitesh ne përdorim imunoterapi për pacientët me kancer, të cilët aplikojnë nga mbarë bota, dhe marrim rezultate frymëzuese dhe inkurajuese falë ekspertizës së pashembullt të onkologëve tanë. Ne besojmë se imunoterapia është një nga mënyrat më premtuese për të trajtuar shumë lloje kanceri. Pa dyshim, imunoterapia është një nga zgjidhjet më të përshtatshme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të rritur shkallën e përgjithshme të mbijetesës së pacientëve me kancer.
Si funksionon imunoterapia në trajtimin e kancerit?
Imunoterapia përdor sistemin imunitar të trupit për të luftuar kancerin. Roli kryesor i sistemit imunitar është të jetë përgjegjës për mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve, por ndonjëherë ai mund të këtë vështirësi për të njohur dhe luftuar kancerin, i cili është një sëmundje komplekse që mund ta shmangë sistemin imunitar. Sot, me ane të imunoterapisë është e mundur të fuqizohet sistemi imunitar për të gjetur dhe për të eleminuar qelizat kancerogjene.
Medikamentet e imunoterapisë përgjithësisht u jepen pacientëve përmes një infuzioni intravenoz. Imunoterapia mund të konsiderohet si një trajtim fillestar për shumë lloje të kancerit që ka bërë metastaza. Imunoterapia mund të përdoret ose si një trajtim i pavarur ose në kombinim me një trajtim tjetër të disponueshëm kundër kancerit.
Mund të kombinohet me kimioterapinë, terapinë e synuar dhe radioterapinë. Imunoterapia mund të konsiderohet të aplikohet para ose pas procedurës kirurgjikale. Imunoterapia mund të ketë rritur efektivitetin e trajtimit me 20-30 për qind kur është kombinuar me modalitete të tjera trajtimi.
Çfarë kanceri trajton imunoterapia?
Ka disa lloje të imunoterapive, dhe secila ndihmon sistemin imunitar në një mënyrë të ndryshme për të pikësynuar qelizat e kancerit. Aplikimi dhe efektiviteti i këtyre metodave varet nga lloji i kancerit, stadi i tij dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Imunoterapia është provuar të jetë efektive në trajtimin e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë melanomën, kancerin e mushkërive, kancerin e fshikëzës së urinës, kancerin e veshkave, kancerin e stomakut, kancerin e zorrës së trashë, kancerin e mëlçisë, kancerin e gjirit, kancerin e qafës së mitrës, kancerin e kokës dhe qafës dhe limfomën.
Pacienti me histori suksesit: Imunoterapia kundër kancerit të mushkërive
Mund të jetë e dobishme për pacientët dhe të afërmit e tyre të kuptojnë se si imunoterapia përmirëson rezultatet përmes një shembulli të një rasti mjaft sfidues. Një pacient mashkull 68-vjeçar u drejtua në klinikën tonë me ankesën e paralizës në fytyrë. Tomografia e kompjuterizuar zbuloi se ai kishte një tumor në tru dhe biopsia tregoi se kanceri i mushkërive kishte bërë metastaza.
Filluam menjëherë të aplikojmë kimioterapi për lezionet në mushkëri dhe radioterapi për lezionet në tru. Megjithatë, pas 4 kurave, u zbulua se lezionet po përparonin. Do të thotë se tumori ishte rezistent ndaj kimioterapisë. Në atë moment, ekipi i ekspertëve të onkologjisë pranë Acıbadem vendosi të vazhdojë trajtimin me imunoterapi dhe jo me kimioterapi konvencionale.
Pacienti mori ilaçe imunoterapie për 2 vjet. Gjatë trajtimit, u vu re se në muajin e tretë të trajtimit të gjitha lezionet ishin tkurrur dhe në muajin e tetë masat ishin zhdukur pothuajse plotësisht. Sot, pacienti është pa kancer për më shumë se 4 vjet dhe kjo gjë është e mrekullueshme.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FluWorkplace15645-380x233.jpg)
Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!
![Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stressed-couple-patients-at-564565-380x233.jpg)
Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!
![Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/665-65162-H45435-380x233.jpg)
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re