LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë: 35 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Kujtesë: 35 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Dervish Shaqa ishte një nga rapsodët më të njohur në të gjitha trevat shqiptare.

Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985. Deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh ta lëshonte për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Së bashku me kolegun e tij të këngës, Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës, që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara.


Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurat kombëtare, patriotët e devotshëm, trimat e luftëtarët të atdheut.

Në Rashbull arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës. /KP/