Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike në vitin 1987 prandaj ky vit shënon 35-vjetorin e këtyre marrëdhënieve.
Kryetari i Dhomës së Komuneve të Kanadasë, Anthony Rota në kuadër të vizitës në Shqipëri, mbajti sot fjalë në Kuvend.
Rota deklaroi se, Shqipëria ka punuar fort për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët përmes mekanizmave si “Ballkani i Hapur”.
“Sivjet mbushen 35 vjet nga momenti kur 2 vendet tona vendosën marrëdhëniet diplomatike. Kjo marrëdhënie patjetër që do të vazhdojë të rritet teksa vendet tona punojnë bashkë për të forcuar lidhjet tregtare dhe lidhjet mes njerëzve”, tha ai.
“Kanadaja dhe Shqipëria gjithashtu kanë edhe mundësi për të bashkëpunuar për çështje që na sfidojnë të gjithëve, siç është nevoja për të forcuar të drejtat e njeriut, diversitetin, përfshirjen, barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike”, theksoi Rota.
“Në vitin 2019 grupi parlamentar i miqësisë kanadezo-shqiptare u themelua si shënjues i punës së madhe dhe vullnetit të mirë të dy kombeve tona për të forcuar bashkëpunimin”, tha Rota.
“Gjatë viteve kemi parë shumë zhvillime, qoftë brenda vendeve tona, por edhe në nivel ndërkombëtar. Sa i përket sigurisë vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit pas konflikteve të 1990 dhe në 2009 Shqipëria iu bashkua Kanadasë dhe aleatëve të tjerë në organizatën mbrojtëse të Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO”, nënvizoi Rota.
Gjithashtu, shtoi ai, “Shqipëria ka punuar fort për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët përmes mekanizmave si “Ballkani i Hapur””.
“Më erdhi mirë kur mësova se në korrik Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kanadaja i ka mbështetur dhe i mbështet aspiratat tuaja për anëtarësim në BE dhe ju uron gjithë të mirat në këtë udhëtim”, u shpreh ai.
Gjithashtu, vijoi Rota, “presim me padurim të kemi bashkëpunim dhe më të ngushtë gjatë mandatit 2022-2023 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku Shqipëria është anëtare”.
“Gjithashtu Shqipëria ka punuar fort me masa edhe në fusha të tjera, me qëllim që dy vendet tona të afrohen më shumë dhe kemi plot gjëra për t’u krenuar në këtë aspekt”, tha Rota.
Kryetari i Dhomës së Komuneve të Kanadasë foli edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
“Vizita ime vjen në një moment të trazuar. Një konflikt i rëndë po ndodh në Evropë. Të gjithë kemi parë me tmerr zhvillimet e ditëve, javëve dhe muajve të fundit që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Agresioni rus në Ukrainë po shkakton vdekje, zhvendosje popullsie dhe destabilizim në rajonin tuaj, por edhe problematika me energjinë dhe përballimin e ushqimeve ashtu si në Kanada dhe në mbarë botën”, theksoi Rota.
“Lufta dhe agresioni rus kundër Ukrainës po cenon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërkohë që taktikat e dezinformimit bashkë me manovrat e tjera edhe më të gjera po cenojnë vetë themelet e demokracive tona”, tha ai.
“Ky agresion”, shtoi Rota, “na ka treguar, nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë dyshim edhe më të vogël, se shtetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë në mbrojtje të vlerave të përbashkëta”. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale