Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”. 11 prej tyre gjykata i dënoi me burgim efektiv prej 31 vitesh, 171 mijë euro gjobë dhe 6 vite burgim me kusht (së bashku). Kurse, një i akuzuar u lirua nga të gjitha akuzat.
Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi.
Të akuzuarit: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj, ngarkoheshin me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.
Sipas aktgjykimit, Luan Statovci u shpall fajtor për “Marrje ryshfeti” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dhe u dënua me 8 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sadat Shkodra u shpall fajtor për “Marrje ryshfeti” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dhe u dënua me 6 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.
Berat Nika u shpall fajtor për “Marrje ryshfeti” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dhe u dënua me 6 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.
Kushtrim Zogaj u shpall fajtor për “Marrje ryshfeti” dhe u dënua me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Hasan Maxharraj u shpall fajtor për “Mashtrim me subvencione” dhe u dënua me 3 vite burgim.
Musa Nivokazi u shpall fajtor për “Mashtrim në detyrë”- vepër e kryer në bashkëkryerje dhe u dënua me 2 vite burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej tri vitesh nuk kryen vepër të re penale. Të njëjtit i shqiptohet edhe dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë euro.
Lulzim Hajdaraj u shpall fajtor për “Mashtrim në detyrë”- vepër e kryer në bashkëkryerje, dhe u dënua me 2 vite burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej tri vitesh nuk kryen vepër tjetër penale. Hajdarajt iu shqiptua edhe dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë euro.
Salih Statovci u shpall fajtor për ndihmë në “Marrje të ryshfetit” dhe u dënua me 5 vite burgim dhe 25 mijë euro gjobë.
Almir Abdurrahmani u shpall fajtor për “Falsifikim të dokumenteve” dhe u dënua me 25 mijë euro gjobë.
Florim Nimanaj u shpall fajtor për “Dhënie ryshfeti” dhe u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat verifikimi prej dy viteve nuk kryen vepër të re penale. Ai u dënua edhe me 3 mijë euro gjobë.
Afrim Abazaj u shpall fajtor për “Ndihmë në dhënie të ryshfetit” dhe u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale në afat prej dy viteve. Si dhe u dënua me 3 mijë euro gjobë.
Të akuzuarve Luan Statovci dhe Sadat Shkodra, Gjykata iu shqiptoi dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose shërbim publik në afat prej 10 viteve. Kurse, Kushtrim Zogajt, Berat Nikajt, Musa Nivokazit dhe Lulzim Hajdarajt, dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose shërbim publik në afat prej 5 viteve.
Kurse, të akuzuarit: Jeton Sylaj për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, Hasan Maxharraj për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe Salih Statovci për “Mashtrim në bashkëkryerje” dhe në vazhdimësi, lirohen nga akuzat pasi nuk është provuar se kanë kryer këtë vepër penale.
Në dënimin me burgim, të akuzuarve iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Kurse, nëse të akuzuarit nuk mund ta paguajnë dënimin me gjobë, i njëjti iu zëvendësohet me burgim, ku 20 euro gjobë llogariten për një ditë.
Të akuzuarit obligohen që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë secili veç e veç nga 300 euro, kurse në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit nga 100 euro.
Gjykata urdhëroi konfisikimin në mënyrë të përhershme të sendeve të përfituara me vepër penale dhe që janë përdorë për kryerjen e veprës penale. Nga i akuzuari Salih Statovci konfiskohet shuma prej 200 mijë euro dhe një telefon, nga i akuzuari Berat Nika dy telefona, nga Sadat Shodra një telefon. Urdhërohet kthimi i veturës në emër të A.M., të akuzuarit Maxharraj dy telefona Samsung, Kushtrim Zogajt një telefon.
Pala e dëmtuar- Ministria e Bujqësisë për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi, lejohet ankesa në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.
Në shkurt të 2022-ës, PSRK kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 të pandehurve, në rastin “Subvencionet 1”, të cilët janë: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Bekim Shala, Fuat Morina, Dukagjin Mavraj, Flamur Zeqiri, Daut Kabashi, Kastriot Berisha, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj.
Ndryshe, në seancën e 21 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte veçuar procedurën për të akuzuarit Nivokazi dhe Kelmendi, duke shtuar se gjykata në seancës e radhës do të vlerësojë nëse procedura do të vazhdohet ndaras apo do të bashkohet.
Ndërkaq, në seancën e 14 prillit 2023, ishte bashkuar procedura penale ndaj të akuzuarit Nivokazi me të akuzuarit e tjerë.
Në seancën e 13 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 7 nga 21 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.
Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Sipas aktakuzës së ndryshuar të PSRK-së, të 4 prillit 2022, Flamur Zeqiri, Bekim Shala, Kastriot Berisha dhe Dukagjin Mavraj, akuzoheshin për veprën penale mashtrim me subvencione, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohej Habibe Dauti, për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve akuzohej Alban Bushati, ndërsa për dhënie ryshfeti akuzohej Daut Kabashi.
Fuat Morina pasi e kishte pranuar fajësinë, më 2 qershor 2022 u dënua me 6 muaj burgim për vepën penale “Mashtrimi me subvencione”, dënim i cili me pëlqimin e tij do t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 5 mijë euro. Po ashtu, të njëjtit i janë konfiskuar 27 mijë euro. Kurse, për Salih Kelmendin, gjykimi është duke vazhduar.
Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodrën, Salih Statovcin, Berat Nikën, Hasan Maxharrajn, Kushtrim Zogajn, Jeton Sylajn, Lulzim Hajdarajn, Musa Nivokazin, Almir Abdurrahmanin, Salih Kelmendin, Fuat Morinën, Afrim Abazajn dhe Florim Nimanajn me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës