LAJMI I FUNDIT:

30 ish-ushtarë të Brigadës “Mërgimi” i bashkohen AAK-së, Haradinaj: Kjo na inkurajon të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit

30 ish-ushtarë të Brigadës “Mërgimi” i bashkohen AAK-së, Haradinaj: Kjo na inkurajon të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me deputetin e kësaj partie, Bekë Berisha dhe zyrtarin e AAK-së, Ahmet Isufi ka mirëpritur dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së të Brigadës “Mërgimi” të cilët iu bashkuan vizionit të këtij subjekti politik.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se AAK është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje njerëzit me ide të reja, energji dhe vera.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Bashkë me deputetin Bekë Berisha, Ahmet Isufin, Ukë Blakajn dhe kolegë të tjerë, ishte kënaqësi t’i mirëpresim në familjen e madhe të AAK-së 30 ish-luftëtarë të Brigadës “Mërgimi” të UÇK-së, me të cilët vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka shtuar se ka interesim të madh për t’iu bashkuar AAK-së.

“Interesimi për t’ju bashkuar vizionit të AAK-së për një shtet më të fortë është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit”, ka përfunduar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Shëndetësi
Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Lajme
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori