Në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë bërë homazhe tek Kompleksi i Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit.

Së bashku me Nurën e Hamzën për të bërë homazhe ishin edhe deputetë, familjarë e qytetarë tjerë, shkruan Telegrafi.


Nura ka thënë se me respektin më të lartë sot përkujtojnë të rënët për liri.

461338126 931893685632682 4266558274465478236 n Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura duke bërë homazhe

“Me respektin më të lartë, sot përkujtojmë të vrarët e Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26 vjetorin e tmerrit serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Lavdi për jetë e mot jetëve të humbura në Masakrën e Abrisë së Epërme! I përjetshëm qoftë kujtimi Diturijen e vogël!”, ka thënë Nura.

461300902 931893872299330 7971762410127870900 n Pamje nga homazhet

Kujtojmë që Diturije Deliu ishte vetëm tre muajshe kur u ekzekutua nga forcat serbe, 26 vjet më parë. /Telegrafi/

461338111 931893928965991 8845314067613839757 n Pamje nga homazhet