Republika e Sllovakisë ka dërguar 25 policë të rinj për në Maqedoni ku do të ndihmojnë në menaxhimin e krizës së refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policët sllovak do të zhvillojnë patrulla të përbashkëta me policinë dhe ushtrinë e Maqedonisë.


Ky kontingjent i vogël do të qëndrojë në afërsi të liqenit të Dojranit.

Këta policë do të jenë të pajisur me armë, vetura dhe mjete tjera patrollimi, njejtë si policia dhe ushtria e shtetit.

Ky kontigjent do të ketë mandat prej 30 ditësh me mundësi vazhdimi.

Deri tani nga Sllovakia janë dërguar 100 policë për të ndihmuar Maqedoninë./Telegrafi/