LAJMI I FUNDIT:

23-vjeçari godet me veturë këmbësoren në Besi, 51-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

23-vjeçari godet me veturë këmbësoren në Besi, 51-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
Foto: Ilustrim

Një 51-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë të premten në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.


“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Besi, të komunës së Prishtinës”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore, rreth 51 vjeçe,  e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Borovci.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Po ashtu, ka njoftuar se vozitësi i veturës, 23 vjeçar, me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Telegrafi/