LAJMI I FUNDIT:

21 kilometrat që nuk përfundojnë prej një dekade

21 kilometrat që nuk përfundojnë prej një dekade

Prej thuajse 10 vitesh, në aksin kombëtar Lin-Pogradec vazhdon përpjekja për të ndërtuar 21 km rrugë.

Pavarësisht kësaj, atje asgjë nuk ka mbaruar. Aktualisht ka përfunduar shtrimi i asfaltit, pjesërisht korsia e biçikletave, ndërsa ende nuk ka sinjalistikë.

Herë pas here, ministra të ndryshëm kanë inspektuar punimet dhe kanë deklaruar një vit afat për përfundimin e tyre.


Punimet për ndërtimin e aksit Lin-Pogradec duhej të kishin përfunduar në muajin shkurt të këtij viti, por edhe ky sezon turistik do ta gjejë qytetin liqenor mes punimeve infrastrukturore, shkruan TCH.

Në këtë segment, prej kohësh po punohet për ndërtimin e tunelit panoramik, por ngërçi i radhës këtu do të sjellë tejzgjatje të punimeve.

Shembja e një pjese të kodrës së kalasë ka bërë që dherat të bien mbi pjesën ku ishte duke u kryer ndërhyrja, e për të disatën vit radhazi kjo rrugë mbetet e papërfunduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori