Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë bërë të ditur për Telegrafin se këtë vit vlera e subvencioneve për projektet në sektorin e bujqësi arrin shifrën prej 20 milionë euro, ndërsa po ashtu do të jenë në dispozicion edhe mbi 20 milionë euro grande investive.
Në programin e ri për subvencionimin e fermerëve ka edhe shumë nënsektor të rinj të cilët nuk janë mbështetur në të kaluarën.
Isuf Cikaqi, drejtor i Departamentit të Politikave Bujqësore në MBPZHR ka deklaruar se sivjet për herë të parë do të subvencionohen pemëtaria dhe perimtaria. “Ministria e Bujqësisë, në programin e saj për këtë vit për herë të parë do të mbështet përmes subvencioneve edhe pemëtarinë, perimtarinë si dhe do të rrisë subvencionet për shumë kultura bujqësore, të cilat janë përkrahur viteve të fundit nga kjo ministri”, tha ai.
“Në programin e sivjetmë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, do të ketë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për lulediell, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për pulari, për bletari, për derrari, për vreshtat ekzistuese, për material fidanor të pemëve dhe të hardhisë së rrushit”, ka treguar Cikaqi.
Kurse përmes granteve investive, sipas tij, do të përkrahet prodhimtaria e qumështit, mishit, pularia, vezëve, po ashtu do të përkrahet edhe prodhimtaria e mjaltës, prodhimtaria e perimeve në fushë të hapur dhe serra, prodhimtaria e patates, prodhimtaria e mollës, dardhës, kumbullës, vishnjës, dredhëzës, mjedrës, manaferrës, vreshtaria dhe bimët mjekuese.
Po ashtu Cikaqi ka thënë se do të vazhdojë përkrahja e fermerëve për modernizimin e mekanizmit të tyre bujqësor dhe krahas gjitha këtyre, këtë vit përsëri investohet në projekte për ujitjen e tokave bujqësore, në agropërpunim përmes investimeve në pajisje dhe makineri për përpunimin, ruajtjen dhe marketingun e prodhimeve bujqësore, si dhe do të investohet edhe në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit.
Sipas MBZHR, përmes subvencionimit kjo ministri ka ndikuar në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me shumë kultura bujqësore dhe kjo ka rezultuar edhe me rritjen e rendimenteve të këtyre kulturave bujqësore.
Ndërkaq, përmes granteve investive dhe investimeve kapitale kanë arritur që të modernizojnë fermat bujqësore e blegtorale, e bashkë me këtë të rrisin edhe prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore.
Ndryshe, vlera e subvencioneve dhe granteve investive gjatë vitit të kaluar arrinte në rreth 28 milionë euro, ku përfitues kanë qenë fermerë nga i gjithë territori i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri