2 Ton nesër publikon këngën e re

Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.
Ndërsa tani duket se ka finalizuar këtë këngë, teksa njoftoi se do lansohet ditën e nesërme (e premte).
Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në InstaStory.

"E premte në ora 15:00, një familje", ka shkruar ai në njërin postim.

Ndërkohë që në tjetrën fotografi zbulon pak më shumë nga videoklipi se si do duket ai.

Sa i përket projekteve të fundit, “Veç me ty” është prurja e fundit e lansuar nga 2 Ton.
Kënga për vetëm pak javë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/10/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































