Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi fansave të tij se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID.


Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 22:00), për çka edhe është dënuar nga policët.

2tonofficial 101293489 3042196669205461 6512957314234477542 n

Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën.

“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.

2 ton1

Përndryshe, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, ka qenë mjaft aktiv gjatë verës, duke publikuar dy projekte muzikore “Corazon” dhe “Qika”, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Ai vazhdon të punojë në studio për projektet e reja, gjersa si shumë kolegë të tij, ai është detyruar të pezullojë mbajtjen e koncerteve, shkaku i gjendjes së rënduar nga pandemia. /Telegrafi/

2tonofficial 241330594 235958711778189 2824639191091950795 n