2 Ton dhe Stresi sjellin këngën e re "Fjalët e mia"

2 Ton dhe Arkimed Lushaj - Stresi kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Dyshja kanë bashkuar forcat në një këngë, të cilën e kanë titulluar “Fjalët e mia”.
Teksti është shkruar nga vet artistët me producim nga Unikbeatz.

Videoja ndërkohë i është besuar N’pik Creative.

Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, ndonëse kanë edhe një tjetër projekt të suksesshëm.

“S’kena kohë” mban titullin kënga me Anestezionin, të cilën e solli në para 12 viteve.
Besohet se edhe kjo këngë do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































