LAJMI I FUNDIT:

Vjehrra dhe kunata tentuan t’ia mbysin fëmijën e pa lindur (Foto)

Vjehrra dhe kunata tentuan t’ia mbysin fëmijën e pa lindur (Foto)

Shtatzëna e njohur vetëm si S Girija është duke u shëruar në spitalin e një qyteti në Indi, pasi vjehrra dhe kunata deshën t’ia mbysin fëmijën, duke menduar se është vajzë.

Mbi 27-vjeçaren është hedhur acid që të shkaktohet aborti, sepse një parashikuese e fatit kishte thënë se nuk do të jetë djalë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ajo ia ka dalë të ikë dhe të shkojë në Polici, megjithëse e djegur dhe e zhveshur.

Derisa sulmueset janë në arrati, burri dhe vjehrri i viktimës janë arrestuar dhe po merren në pyetje, meqë dyshohet se ishin në dijeni të rastit.

Ata nuk kishin qenë të pajtimit, që Girija e cila ka një vajza 18-muajsh të lindë sërish një fëmijë të kësaj gjinie.

Mjekët që po e kontrollojnë shtatzënën që ka 30 për qind të trupit të djegur, kanë thënë se ajo po shërohet, ndërsa fëmija në bark u tha se ka gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Vjehrra dhe kunata tentuat tia mbysin femijen e pa lindur foto 2

Vjehrra dhe kunata tentuat tia mbysin femijen e pa lindur foto 3

Vjehrra dhe kunata tentuat tia mbysin femijen e pa lindur foto 4