LAJMI I FUNDIT:

15 vjet burgim për vrasjen e Hatije Dina, reagon YIHR: Ky dënim e legjitimon dhunën dhe vrasjen e grave

15 vjet burgim për vrasjen e Hatije Dina, reagon YIHR: Ky dënim e legjitimon dhunën dhe vrasjen e grave

Rrjeti rajonal i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Serbia kanë reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës Themelore në Prizren, në rastin e vrasjes së Hatije Dinas nga bashkëshorti i saj, i cili ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme në Kosovë.

Sipas reagimit të tyre thuhet se dënimi me 15 vite burgim për vrasje dhe cilësimi i veprës si “lëndim i rëndë trupor”, e legjitimon dhunën dhe vrasjen e grave.

“YIHR KS ka pritur me shqetësim vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së Hatije Dinas nga bashkëshorti i saj, rast i cili ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovës. Në vitin 2019 Hatije Dina ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, Ilir Haxhiaj. Për rastin në fjalë Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënim me 15 vite burgim për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’ ”, thuhet në reagim.


Rrahu për vdekje bashkëshorten, dënohet me 15 vjet burgim i akuzuari nga Samadrexha
Lexo po ashtu Rrahu për vdekje bashkëshorten, dënohet me 15 vjet burgim i akuzuari nga Samadrexha

“Dënimi skandaloz me 15 vite burgim për vrasje dhe cilësimi i veprës si “lëndim i rëndë trupor”, e legjitimon dhunën dhe vrasjen e grave dhe ndikon negativisht në besimin e viktimave për raportim të rasteve të dhunës, si dhe në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë në përgjithësi”, thuhet në reagim.

Po ashtu YIHR KS u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet dhe në përputhje me ligjin të gjithat rastet e vrasjes së grave dhe të shqiptojnë dënime meritore që do të shërbenin edhe si preventivë e rasteve të tjera të dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të analizojë këtë rast dhe të funksionalizojë mekanizmat e tij në lidhje me rastet ku gjyqtarët nuk ushtrojnë detyrën e tyre përkitazi me legjislacionin në fuqi, si dhe të ndërmarrë te gjitha veprimet e duhura drejt dënimit meritorë të krimeve të tilla”, thuhet në reagimin e YIHR. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori