Gjatë vitit 2015 për pagat e 258 punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) janë shpenzuar 4 milionë e 321 mijë euro. Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del se paga mesatare në këtë institucion është hiç më pak se 1395 euro në muaj
Paga mesatare e punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit që lamë pas po del të jetë shumë më e madhe sesa e një ministri në Qeverinë e Kosovës.
Duke u bazuar në raportin vjetor të AKP-së, i cili është publikuar të martën, shihet se gjatë vitit 2015 për pagat e 258 punëtorëve janë shpenzuar hiç më pak se 4 milionë e 321 mijë euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.
E nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del sa paga mesatare në këtë institucion është 1395 euro në muaj. Ndërkaq, duke u bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundërkorrupsionit (AKK) shihet se paga e një ministri në Qeverinë e Kosovës është rreth 1150 euro në muaj apo 250 euro më pak sa e një punëtori që punon në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Për mallra dhe shërbime menaxhmenti i AKP-së gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar 1 milion e 401 mijë euro.
Nga kjo kategori për shpenzime të udhëtimit janë shpenzuar 3,239 euro, për shpenzime të telekomunikimit janë shpenzuar 60,163 euro.
Në kategorinë buxhetore shpenzimet për shërbime gjatë vitit që lamë pas janë 602,854 euro, ku nga kjo kategori 13 mijë e 729 euro janë shpenzuar për shërbime të ndryshme intelektuale dhe këshillëdhënëse, 574 mijë euro për shërbime kontraktuese të tjera, etj.
Po ashtu, në kategorinë buxhetore blerje e mobileve dhe pajisjeve gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar 69,886 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët