Trembëdhjetë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e parë me gjashtë deputetë të cilët pretendojnë të bëhen kryetarë të komunave, shkruan “Epoka e re”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Driton Çaushi, është kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, deputeti Sami Kurteshi është kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, deputeti Faton Topalli është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, deputeti Salih Salihu është kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, deputeti Mytaher Haskuka është kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit si dhe deputeti Qëndron Kastrati është kandidat për kryetar të Komunës së Dardanës.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila, në garën për kryetarë të komunave, ka tre deputetë, dy prej të cilëve garojnë për kryetar komune, kurse njëri është bartës i listës për asamble komunale.
Deputeti i PDK-së, Agim Aliu, është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, ndërsa deputeti Zenun Pajaziti është kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, kurse deputeti Hajdar Beqa është bartës i listës për asamblenë komunale në Gjakovë.
Partitë e tjera kanë vetëm nga një deputet në garën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vetëm deputeti Arban Abrashi është kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këto zgjedhje është e përfaqësuar vetëm nga një deputet.
Deputeti i saj, Gani Dreshaj, është kandidat për kryetar të Komunës së Burimit.
Gjithashtu, edhe Nisma për Kosovën ka një deputet në garën për pushtetin lokal. Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, është kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Pjesë e garës lokale është edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidon për t’u rizgjedhur kryetare e Komunës së Gjakovës.
Përveç partive shqiptare, pjesë e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit janë edhe deputetët e partive minoritare.
Deputetja e pavarur nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, është kandidate për kryetare të Prizrenit. Edhe disa ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë i janë nënshtruar garës për zgjedhjet lokale.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është edhe kandidat për asamble komunale i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Edhe ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Kujtim Gashi, është bartës i listës së PDK-së për asamblenë komunale në Prizren.
Po ashtu, edhe ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Nismës për Kosovën. Gjithashtu, edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Pjesë e garës zgjedhore të 22 tetorit është edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, i cili kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Analisti i proceseve zgjedhore dhe politike nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Albert Krasniqi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se, në mungesë të resurseve njerëzore, subjektet politike janë detyruar t’i kandidojnë dhjetëra deputetë për kryetarë të komunave.
“Kandidimi i shumë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kryetarë të komunave vjen si rezultat i mungesës së resurseve njerëzore që i kanë subjektet politike. Prandaj subjektet përpiqen që me njerëzit e njëjtë të garojnë në të dy nivelet, edhe për Kuvendin e Kosovës, edhe për kuvendet komunale dhe komunat”, ka deklaruar ai.
Ndonëse ligj nuk e ndalon një gjë të tillë, Krasniqi ka thënë se deputetët nuk do të duhej t’i hynin garës për pushtet lokal. Sipas tij, përfshirja e deputetëve në zgjedhjet lokale po e pengon funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Gripi i shpendëve në Durrës, AUV ngrit masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës