13 vjet me Telegrafin, besueshmëri, kredibilitet dhe tashmë me hapësira të reja

Media online më e pëlqyer, më kredibile dhe më inovative në vend dhe rajon në gjuhën shqipe, sot po shënon 13 vjetorin e themelimit të saj. Telegrafi.com vazhdon të mbetet lider në ofrimin e lajmeve me besueshmëri, kredibilitet dhe profesionalizëm, ndërsa në 13 vjetorin e themelimit të saj gjendet në fazën e zhvillimit të hovshëm me projekte të reja në fusha të ndryshme, jo vetëm gazetareske.Ky fundvit po e gjen Telegrafin me hapësira të reja me mbi 500 metra katrorë, në një ambient tejet komfort pune për të zhvilluar sa më mirë dhe me profesionalizëm punën ekipore, të gatshëm për sfidat e dekadës së re.

Telegrafi si media online kredibile do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e stafit të brendshëm, do të fokusohet në prodhimet dhe përmbajtjet autoriale, duke shtuar sidomos përmbajtjen me video materiale në rubrikat si lajme, ekonomi, sport, magazinë etj. Gjithashtu, Telegrafi do të shtojë bashkëpunimin me mediat ndërkombëtare, si dhe me organizatat vendore e ndërkombëtare për një përmbajte sa më objektive dhe gjithëpërfshirëse.



































