Vetmia e zgjatur mund t’ju rëndojë emocionalisht, duke e bërë jetën të duket e zymtë dhe e pakuptimtë
Mund të shkaktojë gjithashtu simptoma fizike, duke përfshirë dhimbje, probleme me gjumin dhe një përgjigje të dobët imunitare.
Kur duket e pamundur t’u shpëtoni ndjenjave të vetmisë, të lidhura me pandeminë ose jo, këto 12 këshilla mund t’ju ndihmojnë.
Pranojeni: Herën tjetër që vetmia fillon të dalë në sipërfaqe, pranojeni ashtu siç vjen. Mund të vendosni muzikë dhe të merreni me diçka për të hequr mendjen, të shfletoni fletoret e vjetra, të lexoni poezi, ose thjesht të uleni dhe pajtoheni me ndjenjat dhe qëllimet personale.
Mbusheni shtëpinë me zë: Kur ndjeni vetmi, hapësira boshe mund ta përkeqësojë. Tingulli ndihmon në mbushjen e hapësirës së mjedisit dhe mendimet tuaja, duke i bërë më pak të mbingarkuara.
Qëndroni në kontakt: Synoni të lidheni rregullisht me njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj, qoftë edhe një mesazh i shpejtë.
Shfrytëzoni në maksimum ndërveprimet: Mënyra se si e kaloni kohën me të tjerët mund të sjellë një ndryshim të madh. Ndonjëherë, thjesht mund të keni nevojë për ndonjë shoqëri dhe të ndiheni mirë duke parë një film me një mik apo duke ndarë mendime gjatë punës.
Dilni jashtë: Një ndryshim i mjedisit mund t’ju shpërqendrojë dhe t’ju ndihmojë të largoni vetminë.
Flisni për ndjenjat: Emocionet kanë tendencën të mblidhen nën sipërfaqe dhe të shtohen kur nuk pranohen. Shprehja e ndjenjave me zë të lartë, sidoqoftë, shpesh mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së tyre për të shkaktuar shqetësime.
Jepuni një mundësi gjërave krijuese: Aktivitetet krijuese si arti, muzika dhe shkrimi ndihmojnë shumë njerëz të përballen me izolimin dhe të largojnë ndjenjat e vetmisë.
Një kafshë shtëpiake: Nëse keni menduar gjithmonë për një kafshë shtëpiake, ndoshta tani është koha e duhur. Një kafshë shtëpiake mund të mos jetë në gjendje të flasë, por ç’rëndësi ka kjo. Prania e një krijese tjetër mund t’ju ngushëllojë dhe studimet kanë treguar për efektet pozitive të pranisë së tyre.
Largohuni nga rrjetet sociale: Teksa rrjetet sociale shpesh duken si një mënyrë tërheqëse për të ruajtur lidhjet me të dashurit, ndonjëherë mund të rrisin ndjenjat e vetmisë.
Bëni diçka që doni: Vetmia mund t’i pushtojë mendimet deri në atë pikë sa të jetë e vështirë të mendoni për ndonjë gjë tjetër, përfshirë gjërat që ju pëlqejnë zakonisht. Mos neglizhoni hobin tuaj të preferuar.
Kujtojini vetes se nuk është e përhershme: Sado ndjesi e vështirë të jetë, vetmia nuk do të zgjasë përgjithmonë. Pranimi i këtij fakti ndonjëherë mund të sjellë lehtësim.
Kërkoni ndihmë: Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmën e një terapisti.
Burimet: Healthline, Psychology Today
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës