Kina ka përfunduar mbylljen 76-ditore të Wuhanit - qyteti kinez ku u raportuan rastet e para të coronavirusit në fund të vitit 2019 – duke bërë që njerëzit të “vërshonin” qytetin masivisht.

Në fund të janarit, Kina mbylli papritmas Wuhanin për të ndaluar përhapjen e coronavirusit në rajone të tjera të vendit, duke zbatuar një urdhër bllokimi që tani është bërë i zakonshëm në pjesë të tjera të botës.


Por në mesnatën e mëngjesit të së mërkurës, zyrtarët kinezë filluan t'u lejojnë njerëzve të udhëtojnë jashtë Wuhanit - epiqendra fillestare e pandemisë së coronavirus - për herë të parë në afro 11 javë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa u hoq ndalimi i udhëtimit, njerëzit që ishin bllokuar në qytet dhe që mund të vërtetonin se ishin të shëndetshëm filluan të shkonin nga Wuhan me aeroplan, tren dhe makinë.

Humbja e kufizimeve vjen pasi Wuhan raportoi vetëm tre raste të reja të coronavirusit në tre javë.

Të martën, një ditë para mbylljes së bllokimit, Kina nuk raportoi vdekje të reja të lidhura me coronavirusin për herë të parë që nga janari, sipas shifrave të qeverisë, të cilat janë vënë në dyshim.

Më poshtë shihni se si duket Wuhan ndërsa njerëzve u lejohet të lëvizin lirshëm nga qyteti për herë të parë, pas disa javësh:

aa1 1 Piloti para nisjes në Aeroportin Ndërkombëtar Tianhe në Wuhan, Provinca Hubei qendrore e Kinës, 8 Prill 2020.

aa2 1

aa5 1

Pasagjerët para se të largohen nga Wuhan, Provinca Hubei, Kinë, në orët e para të 8 prillit 2020.

aa7 1 Një stjuardesë në trenin G431 para nisjes në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, 8 Prill 2020.

aa8 1

aa9

aa11

aa12

aa13

aa14

aa15

aa16