Në Nju Jork ju mund të gjeni gjithçka, madje edhe një 11-vjeçar në metro që ofron këshilla sentimentale.

Me tavolinën dhe karrigen e tij, Ciro Ortiz çdo të diel ofron konsulencë për problemet sentimentale për vetëm 2 dollarë.


Atë mund ta gjesh në linjë L të stacionit metropolitan, ekzaktësisht në ndalesën e Bedford Avenue, përcjell GSH.

Ciro është 11 vjeç dhe e bën këtë punë me mbështetjen e prindërve por ideja ishte e tij.

Një ditë vendosi që të bënte diçka për të ndihmuar të tjerët dhe pas kësaj babai e ndihmoi që të montonte tavolinën në ndalesën e metrosë.

Nuk është e pazakontë që fëmijët të dalin në rrugë për të shitur limonada, por Ciro që ka qenë viktimë e bulizmit në të kaluarën donte që të bënte diçka më të rëndësishme.

Në fakt këtë gjë nuk e bën për para - në ditët më me fat, arrin që të mbledhë deri në 50 dollarë - por për të ndihmuar në një mënyrë njerëzit.

Fillimisht ishte shumë nervoz dhe i pasigurt por pas disa javësh kthehej në shtëpi entuziast, duke thënë se kishte njohur shumë njerëz fantastikë dhe q i kishte ndihmuar me këshillat e tij.

w1 5

w2 3

w3 3

w4