Pas 11 Shtatorit 2001 bota nuk është më e njëjtë. Jeta e shumë popujve dhe njerëzve ka ndryshuar krejtësisht. Ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre. Ndoshta do të duhen ende vite për të kuptuar mirë se çfarë realisht ka ndodhur me botën më 11 shtator dhe më pas.
Ashtu sikurse pas Uaterlos apo Stalingradit, bota nuk qe më e njëjtë, apo sikurse pas shpikjes së bombës atomike e pas daljes në hapësirë apo pas vrasjes së Martin Luther Kingut.
Në jetën e globit kanë ndodhur shumë ngjarje që e kanë kthyer drejtimin e historisë njerëzore në një kahje tjetër në krahasim me më parë. Pas çdo ngjarje bota është njohur me diçka të re e të panjohur më parë.
Kështu, edhe 11 Shtatori globalizoi një fenomen tjetër: terrorizmin. Ai më parë kishte qenë zonal: ETA në Spanjë, IRA në Irlandë, Brigadat e kuqe në Itali, Al Qaeda në Lindjen e Mesme. Me shembjen e kullave binjake të Nju-Jorkut, terrorizmi kapërceu kufijtë tokësorë e pushtoi ajrin duke goditur mu në zemër një ndër superfuqitë ekonomike dhe politike të planetit, ShBA.
Pas këtij momenti terrorizmi mori përmasa globale. Rreziku i madh qe se ky fenomen u shkëput nga trajtat etnike (ETA dhe IRA) apo ideologjiko-politike (Brigadat e Kuqe) e mori trajta fetare (Al Qaeda dhe ISIS) duke e futur kështu edhe vetë ndjenjën religjioze në një qorrsokak të madh.
E, megjithatë, shoqëria njerëzore gjithmonë ka ditur të gjejë rrugën për kah e mira. Nuk i kanë munguar profetët e paqes. Ashtu sikurse kolonializmi shfrytëzues i perëndimit, nxori njerëz si Gandi dhe Mandela, jam i sigurt se edhe kjo epokë do të nxjerrë njerëzit e saj, dishepuj të paqes dhe të së mirës.
Nuk janë armët e as strategjitë mbrojtëse që janë garantët e paqes, por vetëm zemrat e mbushura me dashuri që bëhen ushqyesit dhe mbrojtësit e një qytetërimi të denjë për njeriun.
Prandaj, duhen kapërcyer muret ideologjike që ndërtohen nga urrejtja, nga pretendimi se jemi më të mirët apo se duhet të mbrojmë Zotin nga të pafetë. Zoti nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. Ai thjesht na kërkon të sillemi si bij e bija të tij e si vëllezër e motra ndërmjet njëri-tjetrit.
Terrorizmi dhe dhuna nisin në zemër të njeriut, rriten në familje e strukturohen në shoqëri. E kështu shkatërrojnë zemrën e njeriut, familjen e më pas shoqërinë. Të njëjtën rrugë ndjek edhe e harmonia e paqja. Një zemër e paqtë dhe në harmoni ndërton një familje të bukur e më pas një shoqëri të denjë për njeriun.
Njerëzimi do ta gjejë rrugën e të mirës, sepse çdo ditë ka njerëz, e janë të shumtë, që dashurojnë, kanë ëndrra të bukura dhe përpiqen t’i realizojnë. E keqja është e shëmtuar dhe herët a vonë do të mposhtet, pavarësisht maskave që vesh për të joshur njerëzit.
Shoqëria njerëzore do të njohë edhe epoka të tjera që as nuk kemi idenë se si do të jenë e çfarë do të sjellin. Do të ketë një kohë tjetër pas kësaj kohe tonës në të cilën njerëzit do të përjetojnë ngjarje të tjera, por ata gjithmonë do të dashurojnë, do të lindin fëmijë e do të kujdesen për njëri-tjetrin.
E mira ka një forcë të madhe shpërthyese e shndërruese e do të frymëzojë akoma burra dhe gra në të gjitha kohërat.
Prandaj, sot me 11 shtator e në çdo 11 shtator, ndërsa përkujtojmë viktimat e çdolloj terrori, të çojmë ndërmend me shpresë se drejtësia dhe dashuria janë themelet e kësaj botë të krijuar mrekullisht prej Hyjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës