Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë të ndërtojnë jetën jashtë bërthamës familjare. 4.3 % e popullsisë, apo e thënë ndryshe, 103 mijë persona në Shqipëri jetojnë të vetëm.
Shumica prej tyre, 62,5 % janë të moshuar, 60 vjeç e lart, të cilët jetojnë të vetmuar. Sociologët e shohin këtë fenomen global si një indiferentizëm i të rinjve në marrëdhëniet familjare.
“Duhet parë dhe në një lloj indiferentizmi që kemi vënë re të rritet në radhët e marrëdhënieve familjare.”
Faktorët ekonomikë dhe emigracioni janë disa nga arsyet se përse në vendin tonë po rriten shifrat e të moshuarve që po jetojnë vetëm.
“Lidhen në radhë të parë me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve kryesisht. Këta prindër kanë mbetur të vetmuar si rezultat i emigrimit të djemeve dhe ofrimi i kujdesit për këta prindër, nuk ua bëjnë atyre të mundur.”
Nisur nga të dhënat e Censit, ku në Shqipëri numri i të moshuarve po rritet, si dhe të atyre që jetojnë vetëm po ashtu, sociologët thonë se duhen politika sociale për këtë grupmoshë.
“Edhe vetë politikat sociale në shoqërinë tonë mungojnë për t’i përfshirë këta të moshuar në projekte aktive.”
Ekspertët thonë se rritja e numrit të kësaj grupmoshe do të shtojë kërkesat për kujdes shëndetësor e po ashtu një sërë shërbimesh që duhet të adresohen në këtë drejtim. /Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët