LAJMI I FUNDIT:

100 ditë qeverisje, Taravari: Maqedonia e Veriut vend më i mirë se para 100 ditëve

100 ditë qeverisje, Taravari: Maqedonia e Veriut vend më i mirë se para 100 ditëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot para mediave prezantoi arritjet e kësaj partie gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, duke potencuar se para 100 ditëve vendi ndodhej në kriza të ndryshme ndërsa tani gjendja është shumë më e mirë. Sipas tij më herët kishte korrupsion të lartë dhe vendi ishte i paralizuar ndërsa shpreson që deri në fund të mandatit, besimi në drejtësi të mos jetë ai që është momentalisht.

“100 ditë më parë vendi ishte i paralizuar, kishim kriza globale, ekonomike dhe energjetike. Kishim krizë vendore të korrupsionit dhe të ndryshimeve kushtetuese. Përballë kësaj paralize, ne duhej të vepronim. Në koordinim me miqtë ndërkombëtarë vendosëm të bëhemi pjesë e Qeverisë. Ky ishte një vendim shumë i vështirë por ne e bëmë për të stabilizuar shtetin dhe për t’u dhënë perspektivë qytetarëve që po ikin në masë të madhe. Koha po dëshmon që kishim të drejtë. Pjesëmarrja jonë në Qeveri ka shumë kufizime, në radhë të parë janë kufizimet kohore. Është e pamohueshme se sot Maqedonia e Veriut është një vend shumë më i mirë se para 100 ditëve”, deklaroi Arben Taravari.

E sa i përket propozimit të Kovaçevskit sot në takim me Mickoskin që nëse mbështeten ndryshimet kushtetuese të shkohet në zgjedhje, Taravari tha se këtë propozim ai e ka dhënë që para 5 muajve dhe nuk ka asgjë kundër që kjo të ndodhë.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori