10 rregullat e mençura të cilat i kanë ndjekur prindërit tanë, por që ne i kemi harruar

Kur vet bëhemi prind e kuptojmë se prindërit tanë kanë ditur më shumë sesa ç’kemi menduar.
Edhe sot, ne mund ta pranojmë se shumë prej thënieve të mençura të cilat familjet i kanë praktikuar në të kaluarën, edhe sot janë këshilla të mira, transmeton Telegrafi.
Bright Side i ka ndarë disa prej këtyre rregullave të vjetra.
“Më shumë miza mund të zini me mjaltë sesa me uthull”
Kur dëshironi diçka nga dikush, më mirë e keni të silleni mirë, të tregoheni të respektueshëm dhe të mos shfaqeni shumë kërkues.
Fëmijët duhet të mësojnë të jenë të sjellshëm kur presin të marrin diçka nga prindërit, duhet të mësohen të jenë mirënjohës për atë se çfarë pranojnë dhe të jenë në rregull me atë se çfarë nuk kanë mundësi ta kenë.
Fëmijët asnjëherë nuk duhet të zemërohen për të marrë atë se çfarë dëshirojnë, e posaçërisht në raport me familjen.
“Është e rëndësishme ta mësoni vlerën e një dollari”
Kur fëmijët marrin çfarëdo që dëshirojnë në jetë, ata lazdrohen dhe gjithmonë i presin gjërat më të mira në jetë.
Edhe në moshë të re, fëmijët duhet ta mësojnë rëndësinë e menaxhimit të parave, siç është kursimi i parave për të blerë çfarë duan.
Pas së gjithash, ju nuk dëshironi që fëmija juaj të mbetet gjithmonë i varur financiarisht edhe kur rritet.
“Edukimi është shumë i rëndësishëm”
Edukimi është shumë i rëndësishëm për ta ndihmuar fëmijën t’i arrijë qëllimet që i ka në jetë, pavarësisht se me çfarë merret.
Fëmijët gjithmonë duhet të inkurajohen t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të sillen mirë në shkollë dhe të marrin përgjegjësi kur tregohen të dobët në shkollë (ka raste kur mësuesit duhet fajësuar… por jo gjithmonë).
“Gjithmonë duhet të dërgoni letër falënderimi”
Gjithmonë është e sjellshme t’u tregoni tjerëve se jua ndien, prandaj është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të dërgojnë letra falënderimi pasi të kenë pranuar dhurata, në mënyrë që fëmija të mësohet me faktin se gjithmonë duhet të tregohet mirënjohës dhe i respektueshëm.
“Gjithkush bën gabime, duhet të mësoni nga to”
Çdo njeri bën gabime dhe kjo është në rregull. Fëmijët duhet ta dinë se gjëja më e rëndësishme e gabimeve është të mësoni nga to.
Për shkak të kësaj, është e rëndësishme që ndonjëherë t’i lini fëmijët të bëjnë gabime dhe jo t’i mbroni gjithmonë sepse vetëm ashtu ata mësojnë gjëra të reja.
Nëse veç ka harruar fëmija t’i bëjë detyrat që i janë përcaktuar, nuk është përgjegjësi e juaja si prind t’ia kryeni.
“E bën krimin, e han dënimin”
Nëse i thoni fëmijës se do ta dënoni nëse nuk ju bindet, atëherë duhet të qëndroni prapa fjalëve tuaja.
Mbani mend se fëmijët kanë nevojë që prindërit të jenë prindër, e jo miq.
Ata gjithashtu duhet ta mësojnë faktin se veprimet e tyre gjithmonë kanë pasoja.
“Darka duhet të hahet si familje”
Një darkë e mirë familjare, ku çdo njëri ulet në tryezë, e ndihmon familjen të lidhet më shumë me njëri-tjetrin.
Veç kësaj, darkat e tilla janë mundësi e shkëlqyeshme për të mësuar shprehi të shëndetshme familjare dhe mënyrën se si duhet të silleni gjatë ushqyerjes.
“Për shkak se unë po them kështu”
Prindërit zakonisht kanë arsye praktike kur u thonë “jo” fëmijëve dhe, ndonëse “për shkak se jam prind” mund të shihet si arsyetim i dobët, faktikisht prindërit duhet ta praktikojnë këtë.
Thënë më thjesht, fëmijët duhet ta respektojnë autoritetin dhe të mësohen se nuk mund të marrin gjithmonë atë se çfarë dëshirojnë.
“Punët e shtëpisë ndihmojnë në ndërtimin e karakterit”
Përderisa detyrat e shkollës janë të rëndësishme, edhe punët e shtëpisë janë të rëndësishme.
Jo vetëm se kështu fëmijët e mësojnë rëndësinë e përgjegjësisë në moshë të hershme, por edhe mësohen të kujdesen për vete kur rriten.
“Gjithmonë hajeni të gjithë ushqimin që ju është shërbyer”
Përveç nëse fëmija ka alergji të caktuar, fëmijët duhet të mësohen ta hanë atë çfarë u shërbehet.
Mësoni fëmijët të jenë mirënjohës për atë se çfarë kanë për të ngrënë, sepse kjo nuk është gjithmonë e garantuar në jetë.
Kjo në veçanti është e rëndësishme kur fëmija është mysafir në shtëpinë e dikujt tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHulumtimet kanë konfirmuar: Foshnjat e lindura në këto data janë më të suksesshmet
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Si të përdorni në mënyrën e duhur serumet e fytyrës

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Grimierja e yjeve të famshme zbulon trukun ideal për buzë më të plota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE