LAJMI I FUNDIT:

1 Qershori, atmosferë feste në Tiranë

1 Qershori, atmosferë feste në Tiranë

Ndryshe nga ditët e zakonshme Tirana është përfshirë sot nga një atmosferë festive me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Bashkia e Tiranës ka menduar të organizojë sot për vogëlushët aktivitete festive gjatë gjithë ditës, pothuajse në çdo cep të kryeqytetit.

Prindër, gjyshe, mësues kanë shoqëruar të vegjlit në këndet e lojërave, ndërsa iu kanë blerë edhe dhuratën e 1 qershorit.
Fëmijët janë veshur sot me rrobat më të bukura, dhe në fytyrat e tyre ka vetëm buzëqeshje e gjallëri. " I uroj të gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin. Akoma nuk ka marrë dhuratë por dua që mami të më blejë një kukull barbi, pizhama dhe rroba banje me kukullat ‘frozen’", thotë Nomei 5 vjeç.

Ndërsa prindërit thonë se iu kanë blerë plot dhurata, lodra, libra, e gjithçka që vogëlushët kanë dëshiruar pasi sot është dita e tyre.

Por 1 qershori nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një datë për të apeluar për më shumë të drejta për fëmijët anembanë botës. Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve iu ka bërë thirrje institucioneve për mbrojtje të të miturve nga dhuna dhe abuzimet. Gjithashtu, u bëhet thirrje kandidatëve për kryetarë bashkie që ta trajtojnë me prioritet çështjen e mbrojtjes së fëmijëve.


“Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, UNICEF, Terre des Hommes, Save the Children dhe World Vision në ditën e 1 Qershorit gjejnë rastin t’u bëjnë thirrje të gjithë kandidatëve për zgjedhjet lokale të tregojnë publikisht angazhimin e tyre për fëmijët, si dhe t’ i kushtojnë rëndësi dhe të trajtojnë me prioritet çështjet e mbrojtjes së fëmijëve”, theksohet në një njoftim të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Ndërkohë edhe Avokati i Popullit ka deklaruar sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve se mbrojtja e tyre nga dhuna është prioritet i punës duke renditur gjithashtu si prioritete krijimin e hapësirave për të dëgjuar zërin dhe idetë e tyre, si dhe krijimin e mundësive të barabarta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Lajme
Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Lajme
Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme
Kurti u mashtrua nga komedianët rus - reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Kurti u mashtrua nga komedianët rus - reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Lajme
Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Lajme
“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Lajme
Kalo në kategori