LAJMI I FUNDIT:

Më 1 prill do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë në shumën prej 20 milionë euro

Më 1 prill do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë në shumën prej 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 01 prill 2025 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/


SHPALLJA E ANKANDIT TË LETRAVE ME VLERË KV004-25