Menaxhimi dhe kontrollimi i qenve endacak nëpër Kosovë po përcillet me shumë probleme. 1.3 milion euro janë ndarë nga buxheti i shtetit, por Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që është përgjegjëse për këtë projekt deklaron se nuk janë në dijeni për parregullsi. Ata që merren me kafshët çdo ditë, flasin në detaje për keqpërdorimet që po ndodhin.
Po kastrohen dhe sterilizohen këlyshët, strehimore që nuk i plotësojnë kushtet për trajtim të qenve, vendosja e shenjave (vathëve) identifikues se ata janë kontrolluar po u ndërrohet disa herë, e probleme të ngjashme po e përcjellin projektin për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacak në Kosovë.
Mjafton të hysh në Facebook, në një grup të dashamirëve të kafshëve ku postohen fotografi nga gjendja në teren. Aty postohen me fotografi parregullsitë e lartpërmendura.
Driton Gusia nga “Ta bashkuar për kafshët” thotë se metoda që Agjencia e Veterinës është duke e përdorur për trajtimin e qenve endacak është adekuate, por që kërkon trajtim më cilësor.
Sipas tij, strehimoret ku po qëndrojnë qentë endacak nuk plotësojnë asnjë kusht për të jetuar qentë gjatë kohës sa trajtohen.
“Së pari në qytetin e Gjilanit kemi vërejtur që veterinarët kanë improvizuar në një farë mënyrë strehimore ku është dashur me i mbajt përkohësisht qentë, por nuk e kanë plotësuar asnjë kusht teknik për me i plotësua kushtet brenda sepse kanë qenë hapësira tepër të vogla i kanë përzier qentë e sëmure me të shëndosh, kanë marr qenush me këlyshë… Kemi gjetur parregullsi edhe në komunën e Drenicës në atë rajon…03;28 ku janë zbuluar që qentë janë mbajtur në kafaz shumë të vegjël, në këtë të nxehtë të madh në këto temperatura nuk kanë pasur as ujë brenda e plotë probleme të tjera domethënë që është dashur të ndërmerren masa më serioze”, thotë ai.
Duke mos përmendur emra, Gusia thotë se një veterinar i regjionit të Prishtinës, për përfitime personale, qenit të njëjtë ia ka vendosur shenjën identifikuese tri herë.
Gusia i bënë apel AVUK-ut, që sanksionet ndaj atyre që e shkelin ligjin për mbrojtjen e kafshëve, të jenë më të ashpra, e jo vetëm tu shkëputet kontrata veterinarëve që bëjnë shkelje.
“E ka marr një qenë i cili është sterilizuar shumë kohë më herët prej strehimores në Harilaç, vetëm ia ka ndërruar vathët tri herë të njëjtë qenë ia ka ndërrua vathët dhe kuptohet se sa herë që ia ka ndërrua vathët ai ka marr përmbi 50 euro prej buxhetit tonë për me pretendua se ka trajtuar atë qenë, domethënë e ka keqpërdorur fondet publike, e ka shkel etikën e profesionit edhe betimin e veterinarit , domethënë e ka shkelur ligjin në shumë vende dhe normalisht që ish dashur me ndërmarrë masa shumë më të mëdha se sa që AVUK-u po ndërmerr me vërejtje apo pezull të kontratës , është dashur me pësua me gjoba katër shifrore, ose me burg edhe gjithqysh patjetër është dashur me ia marr licencën e punës”, deklaron Gusia.
Gusia si shqetësim e ka ngritur edhe mënyrë se si veterinarët po e bëjmë sterilizimin e qenve, ku sipas tij, kjo metodë po e rrezikon shëndetin e kafshës.
“Prerjet për sterilizimin e qenusheve që shkojnë deri në 2 centimetra për me ua largua vezorët, tek ne shumica e veterinarëve i bëjnë sterilizimet klasike që janë një pëllëmbë të gjata edhe ajo merr shumë kohë më të gjatë me u shërua edhe shumë ka mundësi më të mëdha sidomos kur është koha kaq e nxehtë edhe kur po vazhdon me u sterilizua qentë në kohën kur po kanë këlysh është shumë problem se ka mundësi të mëdha për infeksione”, deklaron ai.
Ndonëse organizata që i mbrojnë kafshët flasin për parregullsi në këtë projekt, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës e thonë të kundërtën.
Sipas tyre, kjo fushatë është duke shkuar shumë mirë dhe vetëm një keqpërdorim e kanë evidentuar gjatë monitorimit, ku thonë se për veterinarin që ka bërë shkelje menjëherë kanë ndërmarra masa siç i parasheh ligji.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi deklaron për KosovaPress se deri më tani janë trajtuar 6 mijë e 451 qen endacak, prej tyre 33 i kanë vendosur në gjumë të përhershëm.
“Deri më tani pothuajse gjithçka ka shkuar sipas kontratave që ne i kemi me këta veterinar dhe kemi arritur që t’i trajtojmë mbi 6,451 qenë, prej tyre vetëm 33 janë eutanazua, kurse për tjerët janë kryer të gjitha shërbimet tjera siç është kastrimit, sterilizimi, vaksinimi i tyre dhe shërbimet tjera të cilat varësisht nga qeni që ka pasur nevojë atëherë është kryer edhe masat adekuate të cilat kanë qenë të parapara… Zyrtarisht e kemi pasur vetëm një ankesë nga një OJQ e cila ka qenë e regjistruar dhe ndaj praktikës veterinare janë marr masat adekuate, dhe tjera ankesa zyrtare nuk kemi pasur”, shprehet ai.
Sa i përket strehimoreve ku qentë qëndrojnë gjatë trajtimit, Thaçi thotë se janë të standardeve të larta dhe nuk kanë pasur ndonjë problem për punën që është kryer deri më tani.
“Të gjitha këto pika janë sipas standardeve të kërkuara me rregullore dhe me ligjet në fuqi, gjithë veterinerët që janë të kontraktuar janë njerëz profesional të fushë së veterinës dhe i dinë komplet aspektin shkencor dhe aspektin e të drejtave të kafshëve, i njohin ligjet e veterinarisë dhe nuk kemi pasur asnjë problem sa i përket punës që është kryer”, deklaron ai.
Ai tutje ka shtuar se numri i qenve të rrugëve që do trajtohen deri në fund të vitit varet edhe nga buxheti që Qeveria e Kosovës që ka ndarë për këtë fushatë e që kap shifrën 1.3 milion euro.
Por, krahas kësaj fushate që ka nisur, qytetarët vazhdojnë të ndihen të rrezikuar nga qentë endacak.
Mentor Azemi ndonëse nuk ka dëgjuar se ka nisur një fushat për trajtimin e qenve të rrugës, thotë se ndihen të rrezikuar nga këta qenë dhe infeksionet që mund t’i marrin nga ta.
“Është diçka brengosëse ma merr menja për të gjithë e me theks të veçantë për të moshuarit dhe për fëmijë, institucionet duhet me pas parasysh këtë sepse është e rrezikshme…Padyshim edhe ndihemi të rrezikuar nga infeksionet edhe nga kafshimet, rrezik prej shqetësimeve, ulërimave…Jo nuk kam dëgjuar nismë e mirë”, shprehet ai.
Për Shpresa Laçin edhe më shqetësuese është sorollatja e qenve afër spitaleve dhe sipas saj, jo të gjithë qentë mund të jenë të vaksinuar prandaj edhe ndihet e rrezikuar.
“Po shqetësim edhe është sidomos kur po tregojnë se janë në oborret e spitaleve se ka njerëz të sëmur, ose fëmijët mundet me i sulmua, jo po thonë janë të vaksinuar por nuk mundesh me i vaksinua të gjithë ata… Jo ende nuk kam dëgjuar, por mirë është nëse ndërmarrin diçka, gjithçka që merret në rregull mirë është”, ka bërë të ditur Laçi.
Projekti për menaxhimin dhe kontrollimin e qenve endacakë ka nisur në muajin maj dhe përfshin zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe në raste të veçanta eutanazinë (për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore në fuqi).
Qeveria e Kosovës vitin e kaluar ka ndarë 1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak në Kosovës, numri i të cilëve besohet se është rreth 20 mijë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje