LAJMI I FUNDIT:

​Ozil tregon dobësinë e tij

​Ozil tregon dobësinë e tij
Arsenal's German midfielder Mesut Ozil celebrates scoring their third goal during the English Premier League football match between Arsenal and Chelsea at The Emirates stadium in London, on September 24, 2016. / AFP / IKIMAGES / Ian KINGTON / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. (Photo credit should read IAN KINGTON/AFP/Getty Images)

Mesut Ozil insiston se një futbollist për të arritur suksese duhet të punojë shumë.

Mesfushori i Arsenalit ka realizuar shtatë gola në këtë stinor dhe është duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme.

Mirëpo vetë Ozil tregon se ka dobësi dhe punon çdo ditë për t’i përmirësuar ato. Ozil i cili luan me këmbën e majtë thotë se e djathta e tij është shumë e dobët dhe punon në këtë drejtim për ta përmirësuar.


“Nëse dëshiron të zhvillohesh si futbollist, duhet të punosh në dobësitë e tua çdo ditë”, ka thënë Ozil për faqen zyrtare të klubit.

“Duhet të kesh talentin, por askush nuk është perfekt dhe e vetmja mundësi për të mbërritur në majat e këtij sporti është angazhimi. Unë luaj me këmbën e majtë dhe më duhet të punoj dyfish më shumë me të djathtën për ta përmirësuar edhe atë”.

“Premier Liga kërkon përqendrim të madh dhe duhet kujdes i shtuar për trupin, pasi që ndeshjet këtu janë shumë të vështira”.

Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013, ku u transferua nga Real Madridi.