LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca: Presidenca, Policia dhe AKI, janë të përfshira në rastin e deportimit të shtetasve turq

​Konjufca: Presidenca, Policia dhe AKI, janë të përfshira në rastin e deportimit të shtetasve turq

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur drejtpërdrejt funksionimin ligjor të shtetit, nivelin e demokracisë, dhe relacionin që kanë ndërmjet vete institucionet e Kosovës.

Konjufca tha se ky rast tregon se Presidenca, Policia, AKI-ja dhe gjyqësori përmes segmenteve të kontrolluara brenda, janë të përfshira në këtë shkelje.

“Sa i përket përgjegjësisë, e vetmja që ka mbetur të vërtetohet prej institucioneve tona të gjyqësisë është kjo, a e ka thirr Hashim Thaçi Driton Gashin edhe ia ka dhënë urdhrin apo Driton Gashi e ka bërë këtë ngjarje krye me vete. Ky raport që do të votohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës është edhe një test për drejtësinë. Aty ka material shumë relevant për ndonjë prokuror të guximshëm, i cili ende nuk e di a ekziston në Kosovë”, tha ai.


Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për raportin e komisionit hetimor për depërtimin e gjashtë shtetase turq në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori