Ndjeheni të plogësht dhe pa humor? Edhe pse një gjendje e tillë është e natyrshme të ndodhë për shkak të ndryshimit të stinëve, prapëseprapë ekzistojnë disa ushqime të pasura me vlera ushqyese, të cilat do t’ju ndihmojnë ta rregulloni disponimin tuaj:

Pra, nëse vuani nga disponimi i keq, ju këshillojmë t’u drejtoheni këtyre ushqimeve dhe vlerave ushqyese:


- Omega 3 - Vitaminat - Tërshëra - Drithërat integral - Frutat - Peshku - Perimet jeshile - Fara luledielli

Kujtojmë se mes shumë substancave që veprojnë në trurin tonë, dy janë veçanërisht të nevojshme për humorin; dopamina dhe serotonina.

Dopamina është neurotransmetuesi që vepron në rregullimin e kënaqësisë, dashurisë dhe stimujve që prodhojnë mekanizmat e motivimit.

Seretonina është hormoni i qetësisë dhe qendra e rregullimit të humorit./kp