Zyrtarizohet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, Maqedonia drejtë ndryshimit të Kushtetutës

Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate informon se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, e cila me dy deputetët e saj do të mbështetë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.
Nga qeveria informojnë se është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në gjitha ligjet që është e nevojshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se është arritur marrëveshje me të cilën janë tejkaluar dallimet, për të cilat informuam se ekzistojnë. Edhe njëherë konfirmojmë se nënshtetësia është makedonsko/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është pranuar amendamenti në Ligjin Kushtetues me të cilin konfirmohet nënshtetësia maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sqarohet se si do të jetë për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe dhe do të vërtetohet në të gjitha ligjet ku është e nevojshme”.
“Njëkohësisht, është pranuar amendamenti i amendamentit kushtetues XXXVI ku konfirmohet se Republika kujdeset në mënyrë të barabartë për diasporën e të gjithë qytetarëve të saj. Në mënyrë plotësuese në ligjin për letërnjoftim do të shënohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve”.
“Të gjitha çështjet tjera që ishin propozuar si amendamente, do të tërhiqen, për shkak se formalisht dhe juridikisht nuk ka mundësi që të realizohen tani, kurse mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojmë në zgjidhjen e tyre, me qëllim që t’i mënjanojmë edhe këto probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët, për shkak të arritjes së vlerave të përbashkëta evropiane”, thuhet në njoftimin e qeverisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë