Kryetari nuk heq dorë nga vendimi për mos dekretimin e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, edhepse një ditë më parë uroi shqiptarët duke thënë se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Të pyetur nga Alsat M se pse presidenti bllokon ligjin, meqë gjuha qenka pjesë e rëndësishme e shoqërisë, heshtje në kabinetin e tij. Partitë në pushtet mbeten në qëndrimin se ekzistojnë mundësi alternative që ligji të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e Ivanovit. Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov paralajmëron iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për mos dekretimin e ligjit. Për procedura tjera Kostadinov hedh topin te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
“E mbështetëm dhe e mbështesim këtë ligj, sepse sinqerisht besojmë se është në funksion të realizimit të konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, që është prioritet për të gjithë ne dhe gjithë qytetarët e RM-së. Një nga mekanizmat është të ngremë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese ta rishqyrtojë kushtetutshmërinë në vendimin e Gjorge Ivanovit dhe gjithsesi mekanizmat tjera juridike janë në duar të Kuvendit, për të cilat mekanizma presim përgjigje më kompetente të jep Kryetari i Kuvendit” tha Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.
Edhe në kabinetin e kryeparlamentarit Xhaferi sot heshtje. Më herët vet Xhaferi kishte deklaruar se për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare do të pritet momenti i përshtatshëm. Jozyrtarisht nuk përjashtohet mundësia që shpallja e ligjit kryetarin Ivanov ta gjejë të papërgatitur. Nga partia e integristëve pa sqaruar se si dhe kur do ta fuqizojnë ligjin i cili u miratua në mars, shprehen të prerë se barazia gjuhësore është e pashmangshme.
Ligji për përdorimin e gjuhëve është votuar dhe miratuar në Kuvend nga përfaqësuesit e popullit me shumicë të kualifikuar. Jemi dëshmitarë të shumë proceseve të rëndësishme që po zhvillohen në Maqedoni, përfshirë edhe barazinë gjuhësore. Me ose pa Ivanovin, barazia gjuhësore është e pashmangshme”
Kryetarit Ivanov mandati i skadon në mars të vitit të ardhshëm. Mbetet të shihet nëse partitë në pushtet do të marrin ndonjë masë para se Ivanovit t’i përfundojë mandati, apo çështjen do ta trashëgojë presidenti i ardhshëm i vendit. Ligji i gjuhëve ka kaluar tre filtrat në Kuvend./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale