Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka publikuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku jepen arsyet se pse është dënuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me shumën prej 20 mijë eurosh, ndërsa Partia Demorkatike e Kosovës me 1 mijë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se AAK-ja është gjobitur për shkak të një videoje linçuese ndaj U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa PDK-ja për shkak te një videoje ku ishte përdorur gjuhë e urrejtjes ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti.
“Duke u bazuar në ankesat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, PZAP ka gjobitur AAK-në dhe PDK-në për përdorim të Gjuhës së Urrejtjes ndaj U.D Presidentës, Vjosa Osmani dhe ndaj kryetarit të Lëvizja VETËVENDOSJE! Albin Kurti. AAK, përmes një videoincizimi kishte përdorur gjuhë linçuese e degraduese, që në vetvete përbën gjuhë të urrejtjes duke e krahasuar U.D Presidenten Vjosa Osmani me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Dhe për këtë ky subjekt politik është gjobitur me 20,000.00 (njëzet mijë euro)”, shkruan Sallahu.
“Në vazhdën e kësaj, mbështetësi i Pdk-së, kishte përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti, duke manipuluar me një vidoincizim kinse në një tubim të mbajtur në Shtërpcë, Lista Serbe po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje. Në postimin e tij në facebook, ai kishte krahasuar Albin Kurtin me figurën e Esat Pashë Toptanit. Prandaj PDK është gjobitur me 1,000.00 (një mijë euro). Nxitni, përçani, linçoni, e degradoni, por vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk mund ta ndaloni”, shkruan Sallahu.
Ndryshe, PZAP-ja ka shqiptuar sot gjoba të cilat kanë arritur vlerën e afro 43 mijë eurove.
Sipas njoftimit të PZAP-it, AAK-ja është dënuar me 22 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate 20mijë euro dhe PDK-ja me 1 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova