LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e al-Qaidas: Vazhdon lufta kundër Amerikës

Zyrtarët e al-Qaidas: Vazhdon lufta kundër Amerikës

Vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani provokoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara, por edhe në botë.

Në një intervistë ekskluzive, reporterët e CNN-së arritën të krijojnë kontakte me drejtuesit e kësaj organizate terroriste përmes ndërmjetësuesve.

Siç kanë theksuar zyrtarët e al-Qaidas, megjithëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Afganistani deri më 11 Shtator, lufta do të vazhdojë në pjesë të tjera të botës.


“Lufta kundër Shteteve të Bashkuara vazhdon në të gjitha frontet e tjera derisa amerikanët të largohen nga të gjitha pjesët e botës islamike”, thanë zyrtarët e al-Qaidas.

Deri më tani, zyrtarët e al-Qaidas nuk kanë reklamuar në media shumë herë, dhe kryesisht kanë qëndruar në mjetet e tyre propagandistike përmes të cilave ata transmetuan informacione.

Gjithashtu, zyrtarët e al-Qaidas theksuan se “amerikanët u mundën në Afganistan dhe se kjo luftë arriti qëllimin e saj themelor, që është të dëmtojë ekonominë amerikane”.

NATO: Ka filluar tërheqja e forcave nga Afganistani
Lexo po ashtu NATO: Ka filluar tërheqja e forcave nga Afganistani

“Kjo deklaratë promovon ide të ngjashme me ato të promovuara nga Bin Laden. Ai tha se Bashkimi Sovjetik falimentoi për shkak të luftës në Afganistan. Kostoja e luftës së SHBA në Afganistan është në miliarda, por lufta nuk çoi në një kolaps ekonomik al-Qaeda, nga ana tjetër, ai pranon se lufta ka dëmtuar vetë organizatën dhe se shumë anëtarë janë transferuar në Siri, ku ata humbën jetën”, tha ajo.

Kujtojmë, presidenti amerikan njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Kontingjenti i parë i trupave duhet të tërhiqet që në maj dhe anëtarët e fundit të misionit amerikan në këtë vend duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori