Leandro Paredes është futbollisti më i ri i skuadrës ruse, Zenit St. Petersburg.

Klubi i madh rus para pak kohësh ka nënshkruar me ish-trajnerin e Interit, italianin Roberto Mancini.


Me ardhjen e Mancinit në klub, Zeniti ka filluar të mendoj edhe për transferimin e futbollistëve pasi objektivat për këtë sezon janë të qarta, ta rikthejnë titullin e kampionit në Rusi dhe të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Kështu, Zeniti ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Romës, Leandro Paredes.

Paredes ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme, ndërsa rusëve ky transferim i ka kushtuar 23 milionë euro. /Telegrafi/

paredes

telegrafi sport app