Zyrtare: Tottenham transferon mbrojtësin Romero nga Atalanta

Klubi anglez, Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin argjentinas, Cristian Romero nga Atalanta.
Atalanta aktivizoi opsionin e tyre për të nënshkruar në mënyrë të përhershme me Romeron nga Juventusi, pasi lojtari ishte fillimisht veçse i huazuar.
Pasi kompletoi transferimin, Atalanta pranoi ofertën e Tottenhamit dhe Romero tashmë mund të quhet lojtar i ri i klubit anglez.
Spurs kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, e cila raportohet të jetë me vlerë rreth 50 milionë euro.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Cristian Romero nga Atalanta”.
“Cristian do të vesh fanellën me numrin katër”, thuhet në deklaratën e Spurs.
Lojtari thuhet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin londinez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































