Telegrafi

Zyrtare: Sunday Akinbule, lojtar i ri i Prishtinës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit nigerian, Sunday Akinbule.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi më i trofeshëm kosovar ka konfirmuar zyrtarisht edhe transferimin e tetë në këtë afat kalimtar të verës.

Pas emrave si Rigon Llugiqi, Gentrit Salihu, Leonat Vitija, Dashmir Elezi, Ron Raqi, Elijah Boimbo Mpaka Samuel dhe Olusanya Temitope Fadahunsi, Prishtina ka konfirmuar edhe transferimin e Sunday Akinbule.

Është vet faqja zyrtare e klubit prishtinas që ka njoftuar transferimin e sulmuesit nigerian me përvojë.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Qendërsulmuesi me përvojë Sunday Akinbule ka lindur më 27.10.1996 në Nigeri. Në skuadrën tonë vije nga ekipi i 4-të i klasifikuar në Maltë, Marsaxlokk. Karrierën ka filluar te skuadra nigeriane Gateëay, ndërsa ka vazhduar në Portugali te skuadrat Torreense, Farense, Sertanense, Felguieras, duke vazhduar në Arabi Saudite te Al-Washm, në Spartaks të Letonisë, Soligorks të Bjellorusisë dhe te skuadra malteze, Mosta

“Te Prishtina më tërhoqi historia i saj, ambiciet e ekipit, këmbëngulësia e udhëheqjes së klubit të cilët i vlerësoj si shumë njerëz të mirë. Dua më të mirën për klubin dhe besoj që së bashku do t’i arrijmë qëllimet që i kemi përpara vetës”.

/Telegrafi/