Everton ka shkarkuar edhe zyrtarisht Roberto Martinez pas një sezoni zhgënjyes Ligën Premier.

Martinez lë skuadrën ku do të paraqitet sulmuesi prizrenas, Shani Tarashaj në vendin e 12-të të Ligës Premier, duke fituar vetëm një takim në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.


Tifozët kanë shprehur pakënaqësinë me trajnerin, megjithëse, Martinez e dërgoi Evertonin në gjysmëfinalet e dy kupave të ndryshme këtë sezon.

Frank De Boer, i cili la dje postin e menaxherit të Ajaxit, pritet të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës nga Godison Park. /Telegrafi/

telegrafi sport app