LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samir Nasri transferohet te Anderlechti

Zyrtare: Samir Nasri transferohet te Anderlechti

Mesfushori francez, Samir Nasri edhe zyrtarisht është një futbollist i Anderlechtit.

Nasri së fundmi ishte pjesë e West Ham United, por i përfundoi kontrata dhe mbeti një lojtar i lirë.

Ai ka vendosur t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës te Manchester City, Vincent Kompany që ka rolin trajner/lojtar te Anderlechti.


32-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër me gjigantin belg.

Francezi ka thënë se kishte oferta të shumta, por në fund zgjodhi Anderlechtin për shkak të Vincent Kompanys.

“Kam marrë shumë oferta, por kam zgjedhur Anderlechtin me bindje të plotë”.

“Kompany ka qenë shoku im te Manchester City, e njoh mirë dhe e di çfarë planesh ka për të ardhmen me Anderlechtin. Me Kompanyn dhe gjithë skuadrën do të japim maksimumin për të pasur sukses në këtë projekt”, tha Nasri në momentin që u prezantua si futbollist i gjigantit belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar - por klube ende po heziton

La Liga
Kalo në kategori