Gjiganti rumun Rapid Bukureshti përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e Drilon Hazrollajt. 

Hazrollaj tash e sa kohë po lidhej me një largim të mundshëm nga Malisheva, ku pikërisht Rapidi ishte ekipi favorit për të siguruar shërbimet e talentit kosovar. 


Ndonëse pritej që zyrtarizimi i tij të bëhet pas përfundimit të sezonit, duket se drejtuesit e klubit rumun kanë nxituar në këtë proces. 

Drilon Hazrollaj është në formë të jashtëzakonshme, ku sezonin e kaluar ai arriti të shënojë 28 gola dhe të japë 11 asistime në 36 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat.  

Arritjet kanë vazhduar edhe në sezonin aktual, në të cilin ylli kosovar ka nëntë gola dhe tri asistime./Telegrafi/

telegrafi sport app