Zyrtare: Qlirim Avdulli transferohet te Ulpiana

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur qëndrimi i Qlirim Avdullit te Drenica.
Mbrojtësi i majtë është larguar nga Skenderaj dhe tani karrierën do ta vazhdoj përsëri në Lipjan.
Pas largimit nga Drenica, Avdulli ka gjetur marrëveshjen me Ulpianën, që bën pjesë në BKT Superligën e Kosovës.
Për mbrojtësin anësorë është një rikthim tek klubi bardhekaltër, pasi edhe më parë kishte veshur fanellën e kësaj skuadre.
Njoftimi i plotë i Ulpianës: Mirë se vjen QLIRIM AVDULLI KF ULPIANA 1926, arrin marrëveshje me futbollistin QLIRIM AVDULLI (mbrojtës) cili vjen nga radhët e FC DRENICA, Skenderaj. Qlirimi Avdulli ka qene edhe me herët lojtar i klubit tonë Ulpiana, dhe më pas ka vazhduar tek Arberia, Drenica dhe prap iu eshte bashkuar KF ULPIANES. Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin fillimisht per 6 muaj me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit. /Telegrafi/




















































