LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina bombardon me dy përforcime të mëdha, Thaqi dhe Bekteshi vishen bardhëekaltër

Zyrtare: Prishtina bombardon me dy përforcime të mëdha, Thaqi dhe Bekteshi vishen bardhëekaltër
????????????????????????????????????

Prishtina është duke vazhduar me zyrtarizmin e përforcimeve. Armend Thaqi dhe Leutrim Bekteshi janë dy blerjet e reja.

Armend Thaqi që është aktualisht 25 vjeç është mbrojtësi më i vlerësuar i krahut në kampionat  Në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 32 paraqitje duke shënuar 5 gola.

Ish futbollisti i KEK-ut dhe Hajvalisë, me Prishtinën ka qenë edhe më parë në dy edicione e gjysmë, nga janari i vitit 2014 deri në verë të vitit 2016 duke regjistruar me Prishtinën 74 ndeshje, 4 gola dhe 1 asistim.


“Vendosa të rikthehem për shkak kushteve të ofruara dhe normalisht pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Prishtina ka qenë, por sidomos tash, do të jetë ekip jashtëzakonisht i mirë. Pres të vazhdoj me paraqitje të mira. Skuadra ka trajnerë që është e tepërt të flasim çka do më shumë, sepse ai është dëshmuar edhe në Kupat e Evropës dhe kuptohet sëbashku për qëllim kemi që ekipi të ketë paraqitje sa më të mirë në Evropë dhe të rikthejmë titullin e kampionit”.

Thaqi dhe Bekteshi me presidentin i FC Prishtinës, Remzi Ejupi

“Po ashtu jam shumë i kënaqur që me mua është bashkuar edhe mbrojtësi e bashkëlojtari im Leotrim Bekteshi me të cilin kam kaluar dy vite fantastike me të”.

“ Është djalë shembullor, profesionist i vërtet dhe shpresoj shumë që do të vazhdoj edhe me Prishtinën formën përformancën e lartë që ka tregu me Gjilanin”, ka mbyllur prononcimin, Armend Thaqi.

Në anën tjetër Leotrim Bekteshi është 26 vjeçari dhe ka lindur në Gjermani, ndërsa banon në Mitrovicë.

Mbrojtësi i qendrës, me Gjilanin këtë edicion ka pasur 30 paraqitje. Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Gjilanit, sikurse Thaqi, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje për dy vitet e ardhshme me Prishtinën. Besoj shumë se do të arrijmë objektivat e klubit e që dihen cilat janë, gjithmonë vetëm trofetë. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara dhe premtoj që do të jap njëqind për qind  nga vetja që të shpërblej besimin e ofruar”, ka thënë me rastin e prezantimit me fanellën bardhekaltër, Leotrim Bekteshi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori