Sulmuesi francez, Olivier Giroud, ka rinovuar kontratën me Milanin, ka njoftuar klubi italian.  

Giroud shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Napolit, në barazimin 1-1, ku kuqezinjtë kaluan në gjysmëfinale.


“AC Milan është krenar të njoftojë se Olivier Giroud ka rinovuar kontratën e tij me klubin”.

“Olivier, në AC Milan që nga vera e vitit 2021, është bërë një shtyllë e rëndësishme në linjën sulmuese të kuqezinjve, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar 27 gola”, thuhet në njoftimin e klubit.

Giroud ka bërë karrierë në klube si Tours, Montpellier, Tours, Arsenal dhe Chelsea para se të kalonte te Milan.

Ai është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Francës. /Telegrafi/

telegrafi sport app