Zyrtare: Monchi largohet nga Roma

Roma dhe Monchi kanë ndarë bashkëpunimin pas rreth dy viteve së bashku.
Klubi italian ka njoftuar nëpërmjet një lajmërimi në faqen zyrtare për prishjen e kontratës me drejtorin sportiv nga Spanja.
Monchi u kryqëzua nga tifozët se erdhi me një projekt të dështuar dhe Roma u eliminua nga Liga e Kampionëve, Kupa e Italisë si dhe mbeti mbrapa garës për titull në Serie A.
“Dua ta falënderojë Monchin për përkushtimin që ai kishte në këto dy vite. I dëshirojmë fat të mirë atij në karrierë”, tha Guido Fienga, CEO i Romës.

Në anën tjetër Monchi ka falënderuar presidentin e Romës, James Pallota dhe të tjerët për besimin.
“Unë dua ta falënderojë presidentin Pallota, menaxhmentin e skuadrës, lojtarët, stafin si dhe të gjithë mbështetësit për këto dy vite. I urojë Romës sukseset më mira”, u shpreh Monchi.
Spanjolli pas largimit nga Roma pritet që të jetë drejtor sportiv i Arsenalit, ku do të ribashkohet me Unai Emery.
Pozitën e drejtorit sportiv te Roma përkohësisht e ka marrë Frederic Massara. /Telegrafi/




















































