Monaco ka zyrtarizuar blerjen e Youri Tielemans nga Anderlechti.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ndërsa shuma e transferimit është 25 milionë euro.


DAnOk0nXgAA1mTF

Mesfushori belg ishte shumë i kërkuar nga Manchester City, por për atë kanë shfaqur interesim edhe Interi, Milani, Manchester Unitedi, Tottenahmi e shumë të tjera.

20-vjeçari në 53 paraqitje për Anderlechtin në sezonin 2016/17 në të gjitha garat ka shënuar 18 gola.

Vlen të theksohet se Tielemans është zgjedhur Lojtari i vitit në Belgian Pro League për sezonin 2016/17. /Telegrafi/

telegrafi sport app