LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Meritan Shabani transferohet te gjiganti zviceran Grasshopper

Zyrtare: Meritan Shabani transferohet te gjiganti zviceran Grasshopper

Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers pas tri viteve qëndrim te skuadra angleze.

Mesfushori ofensivë nga Kosova nuk i eci fati në Angli, pasi pësoi dy lëndime të rënda që e mbajtën shumicën e kohës jashtë fushave.

23-vjeçari ishte për disa javë në stërvitje me GC ku ka arritur ta bind trajnerin Giorgio Contini dhe gjiganti zviceran i ka ofruar kontratën.


Shabani i bashkohet kampionëve rekordmenë të Zvicrës ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kosovari me pasaportë zvicerane e ka filluar karrierën te Bayern Munich, derisa për disa muaj luajti si i huazuar edhe tek VVV Venlo në Holandë.

“Me Shabanin dhe Dadashov po nënshkruajmë me dy lojtarë me cilësi të forta teknike, të cilët mund të krijojnë raste në çdo moment”.

“Shabani na tregoi potencial të madh në javët e para dhe kemi besim se do të forcojë ndjeshëm ofensivën tonë”, deklaroi drejtori sportiv i Grasshoper, Bernt Haas.

Shabani është prezantuar tani nga 27 herë kampionët e Zvicrës dhe aty ka gjetur edhe shqiptarët tjerë si Amir Abrashi, Shkëlqim Demhasaj, Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Leonardo Uka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori