Zyrtare: Medhi Benatia largohet nga Juventusi, nënshkruan për Al-Duhailin në Katar
223:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 26: Medhi Benatia of Juventus FC gestures during the Serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on September 26, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Medhi Benatia zyrtarisht është larguar nga Juventusi për tu bashkuar me klubin nga Katari, Al-Duhail.
Juventusi përmes një deklarata për media njofton se lojtari është shtiru te Al-Duhail për 8 milionë euro që do të paguhen me dy këste, ndërsa dy milionë tjera vijnë në formë bonusesh.
Mbrojtësi kishte arritur 59 paraqitje me Bianconerët në dy vite e gjysmë duke fituar dy kampionate dhe duke arritur një finale të Ligës së Kampionëve.
Ai ishte kthyer në rezervist te Zonja e Vjetër në momentin e rikthimit të Leonardo Bonuccit këtë verë.
Marokeni do të zëvendësohet nga Martin Caceres, që tashmë i ka kryer testet mjekësore.
Benatia kishte ardhur nga Bayern Munich te Juventusi, ndëra ka luajtur edhe në Romë dhe Udinese. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























