Zyrtare: Marco Sportiello është portier i ri i Milanit
Marco Sportiello është zyrtarisht portier i ri i Milanit.
Portieri italian është bashkuar me Rossonerët si lojtar i lirë pasi kontrata me Atalantën i ka skaduar dhe Milani ka fituar garën për të.
31-vjeçari është zyrtarizuar nga kuqezinjtë derisa ka nënshkruar një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2027.
Italiani do të jetë portieri i dytë i Rossonerëve pas francezit Mike Maignan.
Te Milani, portieri italian do ta bartë fanellën me numrin 57. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























